GOSS-BIZ 24 Janar 2023, 17:07

Andresa Ambrosio bëhet nënë për herë të parë!

Andresa Ambrosio bëhet nënë për herë të parë!

Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri publik vetë brazilianja përmes një postimi në Instagram, me një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e bebit të porsalindur. 

Bashkangjitur me foton e ëmbël, prezantuesja e "Telebingo" ka vendosur edhe këngën “Mi prenderò cura di te” (do të kujdesem gjithmonë për ty), si një premtim që i bën bebushit. 

Andresa Ambrosio bëhet nënë për herë të parë!

Kujtojmë që pritja e ëmbël e Andresës u zbulua rastësisht pikërisht gjatë Telebingos në “E diela shqiptare”, teksa në verën që lamë pas, nisur nga një fustan i gjërë nga i cili dukej disi barku i rrumbullakosur i saj, një telefonuese e emisionit e pyeti nëse ishte shtatzënë. Për habinë e të gjithëve, përfshirë edhe të Ardit Gjebreas, ajo e pohoi këtë, duke fituar sigurisht përqafimet e stafit e pubikut. Ambrosio është prej shumë vitesh në një lidhje me një djalë italian, Mirko dhe po ashtu është pjesë e pandashme e të dielave të shqiptarëve në Klan. 

Shumë urime! /News31