GOSS-BIZ 18 Shtator 2023, 14:04

Amos Zaharia flet edhe një herë tjetër për raportin me Dea Mishel, pas daljes nga BBV

Amos Zaharia flet edhe një herë tjetër për raportin me Dea

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” ka muaj që ka përfunduar megjithatë ngelet një nga spektaklet më të komentuar, kjo për shkak të popullaritetit që ish-banorët kanë fituar jashtë shtëpisë më të famshme.

Nga Luizi, te Dea, Jori e Kiara, këto janë ndër emrat më të lakuar së fundmi, ku tashmë i kemi parë me projekte të reja në televizion. Disa prej tyre vijojnë të jenë miq pas përfundimit të reality shoë-t, e disa të tjerë kanë zgjedhur të vendosin barriera.

I ftuar në “Fitstation” në Neës24 me moderatoren Çenkuela Hasa, ka qenë Amosi Zaharia. Aktori foli për jetën e tij pas këtij formati duke zbuluar dhe raportet me ish banorët. Ai veçoi emrin e Dea Mishel për të cilën tha se nuk ruan më asnjë miqësi.

“Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personzhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta”, përfundoi aktori.