Altin Basha rikthehet në "Top Channel". Zbulohet projekti që po sjell me Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapin
Pas një shkëputjeje shumë të gjatë nga ekrani, Xhemi Shehun e pamë si moderatore në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Pas Festivalit, në një intervistë ajo tha se dëshira e saj më e madhe ishte që të rikthehej në "Top Channel", duke ngritur dyshime se do rikthehet me një projekt.
Mirëpo, duket se bashkë me të do rikthehet edhe regjisori Altin Basha. Para pak javësh u raportua se "Kosherja Show" nuk do transmetohet më në ekranin e "Abc".
Ndërkohë mbrëmjen e sotme moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në ekranin e "Top Channel".
Xhemi do të moderojë në krahë të Salsanos, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni. Ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.
“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.
/News31