GOSS-BIZ 5 Gusht 2022, 19:30

Alketa Vejsiut i ndodh e papritura gjatë udhëtimit: "Kam 4 ditë pa rroba"

Alketa Vejsiut i ndodh e papritura gjatë udhëtimit: "Kam 4

Kush udhëton shpesh e di mjaft mirë që të papritura ndodhin gjithnjë, që nga anullimi i fluturimeve, ngatërresat e interenareve e të tilla gjëra plot, e rëndësishme është që këto probleme t'i përballosh me kujdes e qetësi sepse pastaj sigurisht ke rrezik që mund të mos e shijosh udhëtimin, aq më keq, pushimet, ashtu sic duhet. 

Me një problem udhëtimesh është duke u përballur së fundmi edhe Alketa Vejsiu. Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja e njohur shkruan se ka 5 ditë që i ka humbur valixhja e rrobave nga tranziti në Vjenë, gjë që në fakt është një nga të papritura që udhëtuarët i druhen më shpesh nëpër aeroporte. 

E megjithatë Alketa shkruan se edhe pse ka mbetur vetëm me një cantë dore, mbetet një njeri i gëzuar. Po ashtu ajo fton ndjekësit e saj të ndajnë eksperienvat e ngjashme me të, edhe për të kuptuar pak më mirë se kur mund t'i kthehet valixhja. Nëse do t'i kthehet gjatë këtij udhëtimi, gjithmonë...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Aktualisht Alketa është totalisht me pushime, teksa ka paralajmëruar se po punon për disa projekte për në sezonin e ri, mes tyre "Dance With Me".

/News31