GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 16:02

Alketa Vejsiu dhe babai i saj dhurojnë performancën e ëmbël në rrugët e Parisit

Alketa Vejsiu dhe babai i saj dhurojnë performancën e ëmbël

Duket se këtë vit Alketa Vejsiu ka thyer barrierat e privatësisë. Pasi u njohëm virtualisht me vajzën e saj Nicol, këtë herë moderatorja ndau me në një moment shumë të bukur me të atin.

Në profilin e saj në Instagram Alketa ka postuar një video ku shfaqet së bashku me babain rrugëve të Parisit duke kënduar një nga këngët e tyre të preferuara, të cilën e kanë kënduar së bashku disa vite më parë në programin “X Factor”.

Parisi ruan një vend të veçantë në zemrën e tyre pasi babai i moderatores ka jetuar atje për 20 vite e duket se bab e bijë vazhdojnë të krijojnë kujtime të bukura në atë qytet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)