GOSS-BIZ 13 Maj 2022, 21:35

Alban Ramosaj reagon ashpër ndaj Agim Docit: “Uroj të jesh gjallë vitin që vjen!”

Alban Ramosaj reagon ashpër ndaj Agim Docit: “Uroj të jesh

Agim Doci ishte i ftuar në"Vizion Plus" ku dha dhe komentin e tij mbi Eurovision-in dhe siç duket deklaratat e tij sa i takon shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i ka pritur aspak mirë Alban Ramosaj.

Autori i cili ishte dhe anëtar i jurisë së Festivalit të Këngës, u cilësua si racist nga Albani i cili shtoi se Doci kishte ide komuniste. Konkretisht Doci komentoi se Albani si shqiptar i Kosovës duhet të konkurrojë në Kosovë.

Me një shkrim të gjatë postuar në Instastory, bashkangjitur me intervistën e Docit, këngëtari i kujtoi Rona Nishliun në Eurovision, që u pozicionua në vendin e katërt.

“Jam një shqiptar që madje gëzoj dhe emrin Alban nga një baba (që pastë dritë) shumë patriot me dije të thella për historinë dhe gjakun tonë,” – shkroi ai.

Në fund, Albani i uroi Docit të ishte gjallë vitin tjetër për të parë përfaqësime dinjitoze nga shqiptarë të Kosovës, ndërsa i sugjeroi autorit të përfaqësonte moshën e tij dhe në daljen tjetër televizive të fliste gjëra të mençura.

Alban Ramosaj reagon ashpër ndaj Agim Docit: “Uroj të jesh

Ndërkohë më poshtë gjeni dhe deklaratën e Docit: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)