GOSS-BIZ 23 Nëntor 2024, 16:23

Alban Hoxha feston sot ditëlindjen, Çiljeta e uron publikisht dhe zbulon si e thërrasin në familje

Alban Hoxha feston sot ditëlindjen, Çiljeta e uron publikisht dhe

Futbollisti i njohur, Alban Hoxha, feston sot ditëlindjen dhe këtë e ka zbuluar partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga, përmes një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur ka postuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet torta e ditëlindjes së Albanit e ku shkruhet: “Buci të duam”. Çiljeta ka treguar edhe moshën e futbollistit, i cili sot mbush 37 vjeç. “Edhe 100 Buci i shtëpisë sonë”-ka shkruar Xhilaga në postimin në fjalë.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja tregoi në një intervistë se në planet e tyre është martesa, por në fillim duan një bebe. Rikujtojmë, se kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur të shqyrtojë dy propozime të mundshme për të adresuar shqetësimet lidhur me përmbajtjet e dhunshme që shpërndahen në rrjetet sociale, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Propozimet që do të diskutohen me komunitetin e prindërve përfshijnë mundësinë e mbylljes së dy platformave të njohura sociale, Snapchat dhe TikTok.

Pas kësaj deklarate të Kryeministrit, shumë personazhe publikë kanë reaguar, duke mbështetur masat që synojnë mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimet negative të internetit. Një prej tyre është këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ka shpërndarë mendimin e saj në rrjetet sociale. Ajo ka shprehur mbështetje për propozimin e Kryeministrit, duke theksuar se si nënë e dy fëmijëve, është pro mbylljes së këtyre platformave për të parandaluar përhapjen e përmbajtjeve të dhunshme mes adoleshentëve.