Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt, në moshën 82-vjeçare!
Al Pacino dhe partnerja e tij, Noor Alfallah, do të bëhen së shpejti prindër! Kështu, aktori legjendar do të bëhet baba për herë të katërt, në moshën 82-vjeçare, teksa mësohet se e dashura e tij, Noor Alfallah, 29 vjec, janë në pritje të një bebushi.
Lajmi është bërë i ditur nga "People", ndërsa historia e dashurisë mes Pacino-s dhe Alfallah nisi në prill të 2022, të paktën publikisht, kur u panë për herë të parë duke darkuar së bashku. Megjithatë burime të ndryshme bënë me dije më pas për "Page Six "se dyshja janë takuar që prej pandemisë dhe romanca e tyre ka nisur që në atë kohë.
Kujtojmë se Al Pacino është gjithashtu babai i tre fëmijëve: Julie Marie (33 vjeç) me ish-partneren, Jan Tarrant dhe i binjakëve Anton dhe Olivia (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.
Artisti i "Hollywood" nuk është i vetmi aktor i famshëm në moshë të madhe që do të bëhet baba, ndërsa së fundmi edhe kolegu i tij në shumë filma ikonikë, Robert De Niro, u bë prind sërish në moshën 79-vjecare.
/News31