GOSS-BIZ 28 Shtator 2023, 16:18

Aktori shqiptar pjesë e serialit të famshëm "The Walking Dead"

Aktori shqiptar pjesë e serialit të famshëm "The Walking

Që këngëtarët shqiptarë, ose më mirë të themi këngëtaret, kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në muzikën ndërkombëtare, këtë e kanë të qartë të gjithë. Megjithatë kohët e fundit janë aktorët ata të cilët e kanë marrë "stafetën" dhe gjithmonë e më shumë po i shohim si pjesë të produksioneve të rëndësishme, sic është edhe rasti i Genc Jakupit. 

Aktorit shqiptar prej vitesh është pjesë e ekranit të madh e të vogël, me role mjaft interesante, megjithatë së fundmi ai ja ka dalë të bëhet pjesë e kastit të një prej shfaqjeve televizive më të famshme në botë, "The Walking Dead". 

Bëhet fjalë në fakt për "The Walking Dead: Daryl Dixon", spin off-i i 5-të i serialit origjinla, teksa lajmi për pjesëmarrjen e Jakupit jepet nga një postim në Instagram i faqes zyrtare të produksionit. Shqiptari do të luajë rolin e Armandit, nga emri ndoshta një rol po me origjinë shqiptare, teksa do jetë pjesë e shfaqjes nisur nga seria numër 4. 

“Aktori Genc Jakupi i është bashkuar kastit të “The Walking Dead: Daryl Dixon” në rolin e Armandit. Personazhi i tij do të debutojë në episodin 4”,- shkruhet në postim. Suksese! /News31

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by TWD UNIVERSE FR (@twduniversefr)