Aktorët e "Game Of Thrones" do të bëhen prindër për herë të dytë!
Yjet e “Game of Thrones”, aktorët Kit Haringotn dhe Rose Leslie, që ranë në dashuri dhe nisjen historinë e tyre pikërisht në kohën kur xhironin serialin, do të bëhen prindër për herë të dytë. Harington, ose sic fansat e shfaqjes televizive mund ta njohin, Jon Snow, konfirmoi se cifti ishte në pritje të një fëmije tjetër gjatë një interviste për “The Tonight Show starring Jimmy Fallon.”
Plot me humor, aktori tha se djali i tyre, i cili erdhi në jetë dy vite më parë, është gati të përballet me një "tronditje" të madhe, pasi të mësojë që do të bëhet me një motër ose vëlla.
Kit dhe Rose, ose Jon dhe Ygritte, u njohën dhe u dashuruan në xhirimet e serialit, teksa edhe aty luanin rolin e dy të dashuruarve, me Harington që ishte i pranishëm deri në sezonin e fundit të shfaqjes së HBO. Ata u martuan në vitin 2018 në Skoci dhe familja e tyre tashmë do bëhet më e madhe.
/News31