NEWS 9 Janar 2022, 11:59

Aksident tragjik në Prishtinë! Humbin jetën 2 persona dhe lëndohen 9 të tjerë

Aksident tragjik në Prishtinë! Humbin jetën 2 persona dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Në aksin rrugor Prishtinë-Pudojevë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e një aksidenti. Mediat vendase raportojnë se në aksident janë përfshirë tre automjete ku përveç dy viktimave të lënduar kanë mbetur dhe 9 persona të tjerë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik dhe njofton se rruga është bllokuar përkohësisht, duke iu kërkuar qyetetarëve të përdorin rrugë alternative.

Njoftimi i policisë:

Vdesin dy persona në aksident trafiku Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

 

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që po ashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin. Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

/News31