GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 18:24

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin!” Ermal Mamaqi bën postimin pikant për Semi Jaupaj

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin!” Ermal Mamaqi bën

Personazhe të shumta publike u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme në festën e ditëlindjes së Bora Zemanit. Pak ditë më parë moderatorja mbushi 30 vjeç dhe me atë rast organizoi një festë madhështore ku mblodhi kolegë e miq të mirë.

Donte apo nuk donte Bora, në ditëlindje nuk mund të mungonte prania e Donaldit. U bë virale videoja ku Klajdi dhe Bruno i kënduan "Toxic love" Borës, këngën që Donaldi shkroi për të.

Ndërkohë, një postim pikant ka bërë edhe Ermal Mamaqi. Ai ka postuar në Instastory një video të Semit, duke shkruar: "Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare". 

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin!” Ermal Mamaqi bën

Nuk dimë të themi se si e ka pritur Semi këtë postim por vlen të përmendim se nuk i ka bërë repost në Instastory.

/News31