GOSS-BIZ 17 Shtator 2023, 20:52

Adele është martuar në fshehtësi?

Adele është martuar në fshehtësi?

Këngëtarja e famshme, Adele, ka ndezur thashethemet për martesë me të dashurin e saj Rich Paul.

Ylli i hitit ‘Set Fire to The Rain’, po i përgjigjej pyetjes së një fansi teksa ishte në skenë në një event në Las Vegas.

Fansi i emocionuar kërkoi të martohej me të, kur ajo u përgjigj:

“Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam e drejtpërdrejt, dashuria ime, dhe burri im është këtu sonte.”

Adele është martuar në fshehtësi?

Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthenin komentet dhe postimet për një martesë në fshehtësi të dyshes.

Adele dhe Rich e bënë publike lidhjen e tyre në korrik 2021, kur çifti u fotografua së bashku në një ndeshje basketbolli në NBA.