GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 16:08

A kanë qenë vërtetë Messi dhe Ronaldo në të njëjtin ambient? Zbulohet e vërteta se si u shkrep fotoja ikonike

A kanë qenë vërtetë Messi dhe Ronaldo në të

Një foto e dy prej futbollistëve më të mirë të gjeneratës tonë dhe të gjithë historisë së sportit, e realizuar nga "Louis Vuitton", ku për herë të parë ata qëndronin bashkë duke luajtur një ndeshje shahu, ka thyer rrjetin dhe është komentuar gjërësisht në media platformat sociale. Prej disa ditësh fotoja ku Messi dhe Ronaldo shfaqen përballë njëri tjetrit është kryefjala e të gjitha mediave në çdo shtet të botës.

Mirëpo duket se me kalimin e ditëve po dalin në dritë detaje të reja nga kjo foto ikonike. Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga prapaskenat e realizimit të fotos. Jeni gati për një informacion i cili shumë prej jush mund t’i zhgënjejë?

Messi dhe Ronaldo nuk kanë qenë vërtetë përballë njëri tjetrit në momentin e shkrepjes së fotos. Fotot janë bërë për secilin dhe më pas janë përpunuar duke u bashkuar dhe duke e kthyer në një foto të vetme. Pra, më saktësisht, Messi nuk ka pasur përballë Ronaldon dhe e anasjellta. Ata kanë qenë vetëm në tavolinë.

Pas kësaj videoje, publiku ka reaguar duke u shprehur i zhgënjyer pas realitetit që fshihet. Shumë prej komentuesve madje thonë se ende nuk mund ta besojnë se fotoja është një bashkim.