GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 21:15

A ka rivalitet mes “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP”? Flet Olsa Muhameti

A ka rivalitet mes “Për’puthen” dhe “Big Brother


"Për’puthen” u kthye në një fenomen mediatik vitin e kaluar, kur nisi të transmetohej nga e hëna në të premte. Por, me nisjen e “Big Brother VIP”, është përfolur kudo për një rivalitet të dy formateve shumë të suksesshme, brenda së njëjtës shtëpi mediatike.

Lidhur me këtë, ka folur autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, e ftuar në “Pardon My French”, me Jonida Aliçkollin.

“Unë nuk mendoj që jemi programe rivale. Jemi të dy llojeve të ndryshme. “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë”, tha ajo.

Megjithatë, Olsa tha se në një moment, ajo e vuri re faktin që vëmendja kaloi te “Big Brother Vip Albania”, por kjo nuk e shqetësoi, madje mendon se iu ka shërbyer.

“Ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje. Por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij. Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit. Shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura. Ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” nuk ka rivalë.”

Lidhur me faktin që ish-konkurrentë të “Për’puthen” janë bërë pjesë e “Big Brother VIP”, si të ftuar apo banorë, Olsa u shpreh:

“Nuk më jep ndonjë ndjesi apo efekt. Por mendoj se “Për’puthen” ka prodhuar personazhe që kanë qenë pjesë e programeve të “Top Channel”. Nga ish pjesëtarët e “Për’puthen” mendoj se Antonela ishte zgjedhja e duhur.”

Gjithashtu, Olsa foli për ndryshimet e fundit në “Për’puthen” dhe zbuloi të tjera risi që pritet të ndodhin në program.

/News31