GOSS-BIZ 1 Tetor 2022, 23:21

A është penduar që e takoi Donaldin në "Big Brother" dhe si e përjetoi periudhën pas? Rrëfehet Bora Zemani

A është penduar që e takoi Donaldin në "Big

Sic mund ta dini tashmë Bora Zemani ishte e ftuara e puntatës së parë në sezonin e ri të "Më lër të flas", përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, teksa ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për jetën private e pikërisht hyrjen e saj në "Big Brother" gati një vit më parë. 

Bora zbuloi se arsyeja që pranoi të hynte atë mbrëmje në reality show-n, edhe pse nuk e kishte planifikuar, ishte për shkak të mikes së saj, Semi Jaupaj. Në atë kohë në publik po komentohej shumë afrimitetiti brenda shtëpisë mes këngëtares dhe Donaldit dhe për këtë arsye ajo vendosi të hyjë e të sqarojë të vërtetën. Nga ana tjetër, Zemani tha se nuk e kishte menduar ta takonte aktorin, por kur ja kërkuan vendosi që t'i jepte mbështetjen e saj. 

Megjithatë, pyetjes: A je penduar që e takove Donaldin në Big Brother?, Bora tha se në një farë mënyre po, duke parë se cfarë ndodhi më pas dhe vështirësive që ka kaluar dhe që vazhdon të kalojë edhe pas 1 viti. Po ashtu, pyetjes: Nëse do ta ktheje kohën pas do ta merrje sërish të njejtin vendim, për ta takuar Donaldin?, moderatorja tha se nëse do t'i dinte ato që do të ndodhnin, nuk do pranonte. Pra le të themi që po, Bora është penduar për takimin në program, për atë cka e pasoi dhe jo për atë që ndodhi në takim. 

Ndërkohë, ajo rrëfeu se historia e saj me Donaldin, sidomos pas atij takimi u ekzagjërua shumë dhe u komentua më shumë se c'duhej, edhe pse e kupton që njerëzit janë afeksionuar shumë pas historisë së tyre. Për Borën ky vit ka pasur momente të vështira që i ka kaluar me ndihmën e miqve dhe njerëzve që i kanë qëndruar afër, sidomos pasi ajo është një person që jetën personale nuk do ta ndajë me publikun. Ky vit, që i ka parë të dy gjatë gjithë kohës në qendër të mediave dhe historive, ka qenë një periudhë jo e thjeshtë edhe për Donaldin, ndërsa për ta është shumë e vështirë që të kenë një jetë personale edhe sot, pasi janë gjithmonë në sytë e publikut. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

/News31