GOSS-BIZ 23 Janar 2023, 20:24

A është në pritje të ëmbël? Sarah Berisha zbulon të vërtetën

A është në pritje të ëmbël? Sarah Berisha zbulon

Nuk është aspak hera e parë që Sarah Berisha dhe Dj përfliten sikur do të bëhen prindër. Por nëse më parë mediat janë nisur nga burime pranë tyre apo postime të keqkuptuara në rrjetet sociale, këtë herë "faji" për përhapjen e lajmit ishte i Young Zerkës. 

Kështu, gjatë një loje në "Zemër Luana" mbrëmjen e djeshme, ku duhet të tregonte sekrete për personazhe të ndryshme këngëtari tha: “S’e di. Ah, po! Duke ditur që këta (DJ Dagz dhe PM) nuk ndahen kurrë, gjithmonë janë bashkë, tani që lindi Dagzi, më duket se do të lindë dhe PM.”

Megjithatë duket se burimet e Zerkës kanë qenë po aq të sakta sa ato të mediave më parë, pra aspak, pasi ka qenë vetë Sarah që për "Anabel.al", sërish, konfirmoi se nuk është shtatzënë. 

Ja një ide për ju (dhe ne), pse mos të shkruajmë për Sarah-n shtatzënë kur të na thotë vetë që është? Gjithashtu pse Zerka mendoi se kjo ishte një batutë që duhej bërë? /News31