GOSS-BIZ 21 Maj 2023, 16:58
A është Luana në pritje të ëmbël? Moderatorja zbulon të vërtetën

NEWS-31

Një video e Luana Vjollcës në TikTok ku tregonte barkun paksa të rrumbullakosur, e bëri rrjetin lëmsh.
Por vetëm pak minuta më parë, moderatorja na zbuloi të vërtetën. Duke postuar një tjetër video, e veshur me të njëjtin fustan, duke kërcyer, ajo tregon përsëri barkun. Krahas postimit Luana ka shkruar:
"Kujt i bëhet kështu barku pas bukës?", duke mohuar lajmet që qarkulluan sot.
View this post on Instagram
E pas kësaj shakaje të Luanës, jemi të bindur që publiku do jetë i vëmendshëm te barku i saj sa herë që moderatorja të postojë një foto/video të re.