GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 10:20

A do të zhvendoset Sarah Berisha në Kosovë për të bashkëjetuar me Dj PM?

A do të zhvendoset Sarah Berisha në Kosovë për të

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të ëmbël shqiptarë, të cilët ndër të tjera janë edhe shumë funny. Mbrëmjen e djeshme të ftuar në programin “Zemër Luana”, çifti treguan disa detaje të reja nga mardhënia e tyre.

E pyetur nëse do të linte familjen e saj dhe Shqipërinë për tu zhvendosur në Kosovë e për të jetuar me Dj Pm, Sarah u shpreh se nuk është ende gati. Por surpriza ishte përgjigja e Pm i cili tha se është i gatshëm të vijë ai.

Në vijim një tjetër pyetje, zbuloi një tjetër detaj.

“A je gati të më shoqërosh mua në çdo club?”, ishte pyetja nga ana e Pm.

Sarah tregoi se në fakt ai nuk preferon që ajo ta shoqërojë në perfomancat e tij nëpër club-e.