A do të bëhet prapë shok me Luizin? Kristi habit me përgjigjen
Plani i Luizit për ta dërguar në nominim ka zhgënjyer Kristin. Jo vetëm gjatë javës por edhe mbrëmjen e djeshme ai shprehu revoltën e tij ndaj Luizit.
Madje shpesh ai ka kaluar edhe në ofendime ndaj këngëtarit duke e quajtur "skuth".
Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit, teksa ishin duke ngrënë darkë, Olta e ka pyetur Kristin nëse do të bëhet shok me Luizin. Ai u përgjigj se nëse Luizi reflekton dhe ndryshon sjelljet e tij, është i hapur për ta pasur prapë shok. Një përgjigje kjo e cila nuk i pëlqeu as Oltës dhe as Dea Mishel e cila ndodhej aty.
View this post on Instagram
Luizi nga ana tjetër nuk ndodhej aty për të dhënë një përgjigje pasi ka kaluar natën romantike me Kiarën në sutitën e tyre. Gjithsesi, edhe ai mbrëmjen e djeshme shprehu pendesë për nominimin e Kristit. Mbetet të shohim nëse gjatë javës djemtë do të sqarojnë gjërat mes tyre...