GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 09:54

6 vite pa Ergin, Barbana Dini rrënqeth me dedikimin ndaj vëllait: “Ma bën shpirtin copash çdo ditë...”

6 vite pa Ergin, Barbana Dini rrënqeth me dedikimin ndaj vëllait:

Data e sotme është një ndër ato ditë që familja Dini do të donte të mos e kishte përjtuar kurr në jetën e tyre. Si sot 6 vite më parë, artisti Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal me motorr.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini që prej ditës kur humbi njeriun e saj të shtrenjtë ka treguar dhimbjen e madhe dhe boshllëkn që ndjen çdo ditë të jetës së saj. Sot, në 6 vjetorin e humbjes së Ergit ajo ka gjetur forcën për t’i dedikuar fjalët më rrënqethëse pengut më të madh të jetës së saj.

“Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe! Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty…nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetem di që është gjëja më e veshtirë që njeriu mund të provojë! Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin cdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle!”

Prehu në paqe artist!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)