17 vite në fushë, Mesut Ozil i jep fund karrierës si futbollist


I suksesshëm dhe i talentuar në mënyrë të pamohueshme, fituesi i Kupës së Botës Mesut Ozil i ka dhënë karrierës së tij si futbollist në moshën 34-vjeçare.
Futbollisti i kombëtares gjermane që ka luajtur plot 92 herë, është i njohur më së shumti për kohën e tij në Arsenal dhe Real Madrid, por erdhi në radhët e të rinjve te Schalke përpara se të dilte në skenën ndërkombëtare me Werder Bremen.
Ozil regjistroi 54 asistime në tre sezone të La Ligës me Real Madridin dhe arriti një asistim nga rekordi i Thierry Henry në Premier League kur ai shënoi 19 gola në sezonin 2015-16.
Ai e përfundoi karrierën e tij në Arsenal me 44 gola dhe 79 asistime në 254 paraqitje.
Lajmin e largimit ai e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, duke shkruar:
“Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet tani dhe ndihem tepër mirënjohës për mundësinë, por javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për t’u larguar nga skena e madhe të futbollit”.
View this post on Instagram