GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 12:01

1 vit pa Hueyda El Saied, bashkëshorti dhe djali i saj bëjnë dedikimin e ndjerë

1 vit pa Hueyda El Saied, bashkëshorti dhe djali i saj bëjnë

Data e sotme përkon me 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied e cila nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë të cilën e luftoi për disa vite me rradhë. E ndjera la pas plot miq, kolegë, familjarë e admirues të cilët jetojnë çdo ditë me mungesën e saj.


Bashkëshorti i saj Thierry dhe djali i tyre Gabriel, gjatë këtij 1 viti vazhdimisht kanë kujtuat të shtrenjtën e tyre në mënyra të ndryshme. Ditën e sotme, në memorial të kujtimit të Hueydas, në profilin e saj të Instagramit ata kanë postuar një video kolazh me fotot dhe momentet më të bukura të artistes gjatë jetës së saj, duke nisur nga fëmijëria, karriera, martesa e deri te Gabrieli i vogël. Krahas videos Thierry dhe Gabrieli kanë gjetur fjalët më të ndjera për të shprehur dhimbjen dhe mallin që kanë ndjerë çdo ditë të këtij viti.


“Na mungon kaq shumë… 1 vit pa të dëgjuar zërin, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa të parë buzëqeshjen… por ti je dhe do të jesh përgjithmonë në zemrën, mendjen dhe shpirtin tonë. Të duam! Gabrieli dhe Thierry!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)


Prehu në paqe Hueyda!