Goca mos u lodhni më! Këto janë ngjyrat dhe nuancat “trend” për thonjtë tuaj gjatë kësaj vere
Ditët e nxehta sapo kanë nisur dhe krahas garderobës, diçka tjetër shumë e rëndësishme për vajzat dhe gratë, është edhe ndryshimi i ngjyrës së thonjve. Thonjtë dhe gishtat e duarve janë një ndër tiparet që tërheqin më së shumti vëmendjen dhe sipas shumë studimeve, një vajzë me thonj jo të rregullt nuk është aspak tërheqëse në sytë e djemve.
Të zgjedhësh ngjyrën e duhur për thonjtë, e cila të jetë “IN” po njëkohësisht edhe të të shkojë edhe të jetë në prefrencat e tua personale, është shumë e vështirë. Por ne u munduam t’iu vimë sado pak në ndihmë.
E njohura “Comsopolitan”, frymëzuar nga moda botërore, ka sjellë tetë nuancat e ngjyrave të cilat janë trendi i kësaj vere. Dhe na besoni, ato do të duken akoma më bukur në duart tuaja pasi të jeni nxirë nga rrezet e diellit.
Tanimë nuk keni nevojë të lodheni apo stresoheni duke menduar se si do t’i bëni thonjtë në takimin e rradhës tek estetistja, mjafton të zgjidhni nga ngjyrat e mëposhtme dhe jeni gati të shkëlqeni./News31