Goca, mbani shënim! Hailey Bieber sapo dha dy super këshilla për #datings



Këshillat e dhëna së fundmi nga Hailey Bieber mund të ndihmojnë që të ketë një vajzë të vetmuar më pak në botë, sikurse thotë dhe burri i saj në këngën “One less lonely girl”.





Gjatë episodit të 19 nëntorit të Ellen DeGeneres Show, gruaja e Justin Bieber u pyet rreth këshillës më të mirë dhe të vlefshme për vajzat kur janë në “datings” për të cilën ajo beson se funksionon me të vërtetë. Duke nënvizuar se shpesh heziton t’u japë këshilla të tjerëve pasi ka ende shumë për të mësuar për vete, supermodelja tha:






Gjithmonë më pëlqen të jem e kujdesshme kur u jap këshilla njerëzve, sepse nuk dua ta bëj sikur jam një eksperte. Jam e sapomartuar. U martova shpejt. Ende jam duke mësuar shumë.”

Shumë e kuptueshme, por duke qenë se ajo është martuar me një nga meshkujt më të bukur dhe të lakmuar të Hollywood me siguri ka bërë diçka mirë!

Të kesh kohë për të qenë vetëm dhe vetja dhe të kesh kaluar kohë si beqare: thjesht duke udhëtuar e duke bërë gjërat që të pëlqejnë. Kjo mendoj se ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Kisha përjetuar disa nga kënaqësitë më të mëdha të jetës përpara se të vendosja të kaloja gjithë jetën time me dikë. Kisha identitetin tim dhe ndihesha rehat”.

Në vitin 2018, dy muaj pasi u fejuan, Hailey dhe Justin u martuan në një ceremoni të thjeshtë në një gjykatë në Nju Jork. Një vit më vonë, dyshja bënë një dasmë luksoze me familjen dhe miqtë në Karolinën e Jugut.

Dhe, në fillim të këtij viti, ata festuan 3 vjetorin e tyre në mënyrën më të veçantë dhe glamour. Në Met Gala, sigurisht.

“Ishte në të vërtetë shumë argëtuese,” tha 24-vjeçarja. “Ne kishim shumë miq që ishin në Met. Dhe është nata më intensive e takimeve ndonjëherë, por ishte mirë. Ne morëm një darkë falas.”

/News31