NEWS 7 Gusht 2021, 11:32
“Go Back Viç se nuk mund të na marrësh dinjitetin!” Edhe Flori Mumajesi kundër ardhjes së Goran Bregoviç në Shqipëri
NEWS-31
“Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi Korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”, shkruan Flori në një postim në Instagram.
Postimi i Flori ka marrë mbështetje të gjerë në rrjetet sociale. Ai është shpërndarë po ashtu edhe nga pjesëtarët e tjerë të "Three dots", si Dj Vicky, Bruno, Klajdi, por jo vetëm. Edhe ndjekës të shumtë kanë ripostuar në profilet e tyre statusin e Florit, i cili duket se e ka përcjellë mesazhin e tij më së miri.View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Vlen të theksohet se pavarësisht kërkesave të ndryshme, Bashkia e Korçës ka vendosur të vazhdojë sipas planit me koncertin. Nënkryetarja e bashkisë, Benila Terova, është shprehur në një prononcim për "Gazetën Express" se kjo çështje është mbyllur dhe se Bregovic do të vijë në Shqipëri. /News31View this post on Instagram