"Gjynaf vjehrri!"- Armina Mevlani reagon pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar
Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të vjehrrit të saj, Sali Berishës, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Blogerja kishte komentuar në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen. Mirëpo, djekësve u ka rënë në sy komenti i saj dhe kanë replikuar me të pikërisht për çështjen e mësipërme.
“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre, të cilit Armina nuk ia ka përtuar një përgjigje. "Mos ia qaj hallin,”- shkruan ajo në replikën e saj. Ky është reagimi i saj i parë rreth çështjes më të rëndësishme politike në vendin tonë. Armina ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar rreth jetës private e as këtë herë nuk është prononcuar.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, një ditë para futjes në Kuvend, njoftoi përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pas shpalljes së tij non-grata. Ish-kryeministri Sali Berisha e kundërshtoi këtë vendim dhe e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD-së në duart e kryeministrit Rama.
/News31