Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” Stresin
Reperi i njohur Stresi ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Gjykata vendosi të lërë në burg ditën e sotme reperin e njohur Arkimed Lushaj, pasi ky i fundit akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një dhomë hoteli në periferi të Tiranës në shoqërinë e një vajze.
Gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës.
Burimi: Ballkan Web