“Gjuj për to”, Loredana zbulon datën e bashkëpunimit me Don Xhon
Ata e kishin paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre, përmes disa Instastoryve, ndonëse nuk e kishin konfirmuar ‘zyrtarisht’. Loredana dhe Don Xhon nxitën dyshimet kur këngëtarja publikoi një video në makinë me mikeshat e saj duke kënduar e kërcyer nën ritmin e këngës ‘Deri kur’ të reperit. Dyshimet u shtuan, kur Don Xhoni tregoi disa bluza në Instastory dhe falenderoi Loredana-n për dhuratën. Më pas, reperi paralajmëroi për këngën, duke shkruar: “Diçka e çmendur po vjen”!
Por tani jemi të sigurt: Bashkëpunimi i Loredanës dhe Don Xhon po vjen! Ata nuk kanë zbuluar vetëm titullin e këngës, që është “Gjuj për to”, por dhe datën e publikimit. Për projektin e ri muzikor të artistëve na duhet të presim plot 1 muaj, pasi “Gjuj për to” do të publikohet më 12 nëntor.
Ndaj ne na mbetet të presim, dhe një gjë është e sigurt: Projekti pa dyshim do të ishte një sukses, duke marrë parasysh se të dy ata, veçse kolegë, janë edhe miq shumë të mirë.
Sakaq, reperi vetëm para pak ditëve ka publikuar këngën e tij më të re “Trust me” dhe deri më tani ka mbi 4 milion klikime.
/News31