GOSS-BIZ 2 Tetor 2021, 13:32

Gjithçka nga dasma e Rudinës dhe Markut: Nga të ftuarit VIP tek kërcimi emocionues me fëmijët e ish-deputetit

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit.

Mes tyre ishin Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, Rezartra Shkurta dhe Ermal Hoxha, Orinda Huta e Turjan Hysko, Arnita Beqiraj dhe Arbër Çepani, Mimoza dhe Ylli Ndroqi, Rozana Radi, Jerina Lalaj, Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelilaj, Arilena Ara, Popi Kola, Jonida Shehu, Gentian Zenelaj e shumë të tjerë, që kanë ndarë foto e video nga festa, duke kënduar e kërcyer.

  

Një nga ato momente është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar këngën e Hajredin Pashës në dasmën e çiftit, e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun. Ndërkohë në disa video të tjera të publikuara në Instagram shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e këngëtares, që ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP.

Në një tjetër shihet Rudina, që kërcen mes të ftuarve, teksa dëgjohet kënga e famshme “Oj lulije”, kënduar nga Bruno e Klajdi, që kanë “tundur” vendin.

Në rrjet është shpërndarë një moment mjaft emocionues ku çifti kërcen bashkë me fëmijët e Markut, duke dhënë kështu edhe një mesazh mjaft të bukur. Vajza e ish-deputetit, Erta shihet e përlotur dhe gjithashtu vihet re afrimiteti i saj me moderatoren.

[video width="480" height="600" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/10/244340504_1244079899441075_3018058851792908857_n.mp4"][/video]

Sigurisht, nuk kanë munguar incidentet. Gjatë një kërcimi me bashkëshortin e saj, duket se Rudina është penguar nga velloja dhe për pak mund të rrëzohej, por fatmirësisht jo. Megjithatë, këto janë të justifikuara, për energjinë e një nuseje si aktorja.

Ditën e djeshme gjithashtu çifti celebroi dashurinë edhe me një ceremoni në kishë. “Kemi Zotin dëshmitar!”, shkruante Rudina Dembacaj në rrjetet sociale. Dembacaj kishte zgjedhur një fustan të bardhë klasik, kombinuar me elementë të veshjeve tradicionale, brezin e xhubletës, dhe vathë të mëdhenj jeshilë, ndërsa Mark Frroku një kostum të zi.

/News31