Gjira i kërkon falje publike Melinda Ademit pasi i përmendi të ëmën e ndjerë



Ndonëse tha se nuk do tërhiqej nga deklarata e saj për Melinda Ademin duket se Gjira Kajtazi ka ndryshuar mendim. Ditën e sotme përmes një statusi në rrjetet sociale, i ka kërkuar falje publikisht reperes për fjalët e saj pas reflektimit. Gjira shkruan se të jesh njeri i fotë do të thotë të pranosh gabimin dhe të kërkosh falje. Më tej, thotë se edhe është kërcënuar pas statusit, por falje po i kërkon sepse e ndjen.






“Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu apo me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra… Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje apo më kanë kërcënuar, nuk më interesojnë dhe s’kanë aspak ndikim”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Kujtojmë se e gjitha nisi pas publikimit të këngës së fundit të Melindës për të cilën Gjira kishte kritika. Ajo shkroi në rrjetet sociale se nuk e kupton faktin se si pak kohë pa vdekjes së të ëmës, “del e kërcen me tanga”. (KLIKO) Pas kritikave që mori nga fansa të Melindës e njerëz të tjerë, Gjira bëri sërish një reagim, duke thënë se ishte sqaruar me Melindën përmes celularit, por nuk tërhiqej nga opinioni i saj. (KLIKO) Vlen të theksohet se vetë Melinda nuk ka reaguar asnjëherë rreth kësaj ngjarjeje.

/News31