Zbulimi i jashtëzakonshëm, shkencëtarët gjejnë shenja jete në Venus
Venus-i është objekti që shkëlqen më shumë në qiell pas hënës dhe planeti që i ka intriguar më shumë njerëzit përgjatë viteve. Zbulimi i gazit Fosfinë në atmosferën e tij, e ka bërë akoma më interesant. Pjesëtarët e ekipit mutinacionat që e bënë këtë zbulim dhe e publikuan dje, thanë se diçka e pazakontë po ndodh në Venus, ku po prodhohet gazi Fosfinë. Dy janë shpjegimet sipas tyre, ose po ndodh një reaksion kimik i pa zbuluar më parë, ose është shenjë e pranisë së jetës mikrobale në këtë planet. Të dyja shpjegimet janë njësoj të jashtëzakonshme nëse janë të vërteta.
Fosfina është një gaz i përbërë nga një atom fosfor dhetre atome hidrogjen. Ky lloj gazi është toksik për të gjitha format jetësore në Tokë të cilat përdorin oksigjen, përfshirë njerëzit. Është përdorur në Luftën e Parë Botërore si një kimikat, kryesisht si pesticid dhe është i lidhur me industrinë njerëzore ose me format jetësore që nuk përdorin oksigjen. Fosfina gjendet në moçale dhe këneta, po ashtu edhe në disa organe të kafshëve, për shembull në zorrët e pinguinëve. Gjithashtu është gjetur në disa laboratore, në përzierjet e baktereve të ndryshme.
Zbulimi është i jashtëzakonshëm sepse normalisht Fosfina nuk duhet të jetë e pranishme në atmosferën e Venus-it, pasi do shumë hidrogjen dhe temperaturat e duhura për t’u formuar. Këto kushte janë në Jupiter dhe Saturn, por jo në Venus. Skuadra e MIT bëri shumë kërkime, me aq sa shkencëtarët dinë nga kimia dhe nuk gjetën asnjë reaksion të mundshëm që mund ta prodhojë Fosfinën në këtë planet. Proçeset e tij që tashmë janë të njohura si formimi i vullkaneve, vetëtimat apo meteorët që hyjnë në atmosferë, mund të prodhojnë një sasi shumë të vogël të këtij gazi, por aspak sasinë që kanë gjetur shkencëtarët.
Do të thotë kjo që ka jetë aliene në atmosferën e Venus? Jo domosdoshmërisht. Ky planet ka një ambient shumë armiqësor për çdo formë jetësore që njihet. Sipërfaqja e tij është shumë e nxehtë, shumë më tepër sa molekulave i duhet për të formuar jetë. Mbi sipërfaqe, atmosfera bëhet e ftohtë dhe ka një vend perfekt, 48 deri në 60 km nga siperfaqja, pikërisht ku ndodhen retë, që ka kushtet e duhura për formimin e një jete.
Megjitahtë, ambienti është shumë i vështirë. Atmosfera është 50 herë më e thatë se vendi më i thatë në Tokë. Retë nuk janë të përbëra nga uji por nga acid i përqëndruar sulfati. Aciditeti në Venus është miliona herë më acid se ambienti më acid në Tokë (e kuptoni idenë). Përbërësit e jetës këtu, si ADN, proteina dhe aminoacidet nuk mund t’i mbijetojnë acidit sulfurik. Çdo jetë që mund të formohet në retë e Venus-it do të ishte shumë më ndryshe se jeta në Tokë, ose e mbrojtur nga një “guackë” e përbërë nga materiale rezistuese ndaj acidit, si dylli, grafiti, sulfuri apo diçka tjetër.
Njerëzit kanë spekuluar për jetën në Venus për 50 vite tashmë, megjithatë mes astronomëve kjo ka qenë një çështje mjaft delikate. Këtë herë, dy projekte gati të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në MIT (SHBA), dolën në të njejtat përfundime pas vëzhgimeve nga teleskopi gjigand në Hawaii dhe ALMA, ky i fundit solli të dhëna shumë më bindëse për praninë e Fosfinës.
Sistemi ynë diellor ka një numër trupash qiellorë ku mund të kërkohet për praninë e mundshme të jetës. Është Marsi ku që tani ka nisur kërkimi, hëna e Jupiteri "Europa", hëna e Saturn-it "Enceladus", Titan-i dhe tani Venusi. Të gjitha me potencialin për të pasur jetë përtej Tokës.
/News31
Burimi: CNN