Gigi Hadid u bë shkak që Chiara Ferragni të mendojë për divorcin nga Fedez



Kjo ka qenë një javë për të mos u harruar për gjithë adhuruesit e modës, që kanë shijuar Javën e Modës në të gjitha kryqytetet botërore të modës. Mbrëmjen e djeshme “Fendi x Versace” morën vëmendjen e gjithë botës pasi dy emrat e mëdhenj të modës u bënë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Milano. Të titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi ndërruan rolet për t’u frymëzuar nga vizioni i njëri-tjetrit.





Mes yjeve të shumtë që ishin pjesëmarrës për të parë se çfarë kishin gatuar dy yjet e mëdhenj ishte edhe çifti Chiara Ferragni dhe Fedez. Ky i fundit postoi në Instagram një foto me Gigi Hadid që shkëlqeu në pasarelë, si gjithnjë. “Ti më bën ta dua të ardhmen”- shkroi Fedez krah fotos.






Mirëpo, gjithë vëmendjen e mori komenti i Chiara-s, e cila shkori “Ti më bën të dua divorcin”. Komenti i saj ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka marrë shumë pëlqime. Sigurisht, e gjitha është në kontekstin e një shakaje.

Po Zayn çfarë komenti ka për këtë foto?

/News31