GOSS-BIZ 3 Korrik 2021, 09:40

Ghetto Geasy feston ditëlindjen dhe urimi i Marinës nuk mund të ishte më romantik se kaq

Reperi i mirënjohur Ghetto Geasy feston sot ditëlindjen e 39-të. Menjëherë sapo ora ka shënuar 00:00 në rrjetet sociale kanë nisur urimet e shumta për të nga familjarët, miqtë e fansat. E sigurisht disa fjalë të ndjera zgjodhi t'ia thoshte publikisht edhe bashkëshortja e tij Marina Vjollca në këtë ditë të veçantë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto të reperit ku shkruan se e do më shumë se kurrë.

"Jam shumë e lumtur që kam një burrë si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe më pëlqen që t’i kalojmë së bashku. Gëzuar ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë."-shkruan Marina.

Vetëm pak ditë më parë Marina tregoi çdo gjë në një intervistë rreth jetës së tyre mbrapa dyerve të shtëpisë, duke treguar se jeta e tyre është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira. (KLIKO) Kujtojmë se Marina dhe Getoari janë martuar katër vite më parë në një ceremoni luksoze në Durrës, ndonëse lidhja e tyre ka nisur vite më parë dhe duken çdo ditë e më të lumtur. Epo, shumë urime për Ghetto Geasy. /News31