NEWS 20 Gusht 2021, 16:07

Getoar Selimi e zbuloi muaj më parë! A do jetë ky emri i vajzës së tij dhe Marina Vjollcës?

Getoar Selimi e zbuloi muaj më parë! A do jetë ky emri i

Prej ditësh është zbuluar se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin e bukur, "Prive.al" raportoi ditën e djeshme se çifti po pret një vajzë. Po ashtu, është zbuluar se moderatorja është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Tanimë, kurioziteti më i madh mbetet emri i bebushes dhe mediat e kanë që tani një opsion. MARGET. Po! Një bashkim i emrave të tyre MARina plus GEToar. Në fakt, muaj më parë, ata regjistruan biznesin e tyre me emrin “Marget”, teksa i ftuar në NIN para disa muajsh, Ghetto Geasy nuk e përjashtoi mundësinë që fëmijën e tyre ta quanin Marget në të ardhmen.

https://youtu.be/hg_Mmx34xjM

Tashmë kur gjinia është konfirmuar emri Marget duket ideali. Megjithatë nuk dimë të themi nëse Getoari dhe Marina e kanë vendosur këtë gjë apo janë ende në kërkim të një emri tjetër?

/News31