Getinjo bën sërish lëmsh rrjetin, “thumbon” ish-in dhe pranon që është në një lidhje



Diçka po ndodh me jetën sentimentale të Getinjos! Vetëm pak ditë pasi “trazoi” rrjetin duke postuar një deklaratë në InstaStory, reperi ka vazhduar të na bëjë të gjithëve konfuzë. “Zemër m’fal që si kom 60 vjet…M’fal edhe që se kom barkun e vjerrt…Edhe m’fal që se kom babën milioner, se ta kisha pas ishe dal me bab tem”, shkruante ai duke lënë të nënkuptohej që i kishin thyer zemrën. Ndërsa me postimet e fundit, Getinjo duket se po na tregon një tjetër gjë. Si fillim ai ka ndarë një thënie ku shkruan se nuk i beson njerëzve lehtësisht pasi njerëz në “marrëdhënie të lumtura” i shkruajnë në mesazhe.






Më pas, reperi i ka bërë thirrje isha-ve të tij që ta bllokojnë në rrjete sociale, ndryshe do t’ju shkruajë të gjithave. Por më vonë ai ka shkruar se është në një lidhje.“Ish-a bomani block se ju shkuj krejtve sonte. Harrova që jom në lidhje”, shkruan Getinjo.


Megjithatë, më shumë se sa një konfirmim që në fakt ai është në një lidhje duket si një ironi e thumb i hapur ndaj ish-it që ende e kontakton pavarësisht se ajo mund të jetë në një lidhje! /News31