George dhe Amal Clooney së shpejti prindër për herë të dytë
George dhe Amal Clooney do bëhen sërish prindër. Ylli i Hollivudit dhe avokatja mirëpritën binjakët Ella dhe Alexander katër vjet më parë e duket se tashmë do bëhen sërish me binjakë. Një burim tha për OK! USA: "Thuhet se ata do bëhen sërish ne binjakë. Amal ka kaluar tremujorin e saj të parë të shtatzënisë dhe ajo tashmë ka filluar të shfaqet edhe në publik, kështu që shumë shpejt, të gjithë do ta shohin me barkun e rrumbullakosur." Burime pranë çiftit thonë se ata ua kanë thënë lajmin miqve të tyre të ngushtë, duke organizuar një darkë private në Itali më 4 korrik.
"George ishte shumë i lumtur dhe mezi priste t'ua tregonte të gjithëve. Çifti nuk ishin të sigurt nëse mund të kishin fëmijë të tjerë dhe lajmi u prit me gëzim të madh. George ishte kaq krenar dhe Amal shkëlqente. Kjo është diçka që George dhe Amal e donin me të vërtetë, por në moshën e saj, nuk kishte asnjë garanci. Është shumë emocionuese. George ka qenë i hapur për më shumë fëmijë, kështu që ardhja në jetë e binjakëv është ideale!"- thonë burimet pranë tyre.
Binjakët e tyre Ella dhe Alexander janë gjithashtu të kënaqur që bëhen vëllezër e motra të mëdhenj. "Ata ua treguan lajmin binjakëve në ditëlindjen e tyre (6 qershor). Ella po lutej për një motër të vogël, kështu që ata të gjithë shpresojnë që njëri prej binjakëve të jetë vajzë. Por, sigurisht, ata do të jenë të lumtur sido që të jetë, për aq kohë sa fëmijët janë të shëndetshme ". George dhe Amal u martuan në një ceremoni madhështore në Venecia në vitin 2014, vetëm pesë muaj pas propozimit. Ata u bënë prindër të binjakëve tre vjet më vonë.
/News31