Geliani reagon ashpër ndaj Sarës pas rikthimit të saj me Atdheun



Duket se ajo ç’ka kishte nisur mes Gelianit dhe Sarës ka përfunduar shumë shpejt. Shkak është bërë rikthimi i Atdheut në emision, që solli edhe rikthimin e Sarës në krahët e tij. Ditën e djeshme dy të fundit ishin të ftuar në ditëlindjen e Fation Kuqarit, prej nga ku ndanë me ndjekësit  ë rrjetet sociale foto e video ku dukeshin mjaft të afërm me njëri-tjetrin. Për më tepër, autorja e emisionit Olsa Muhameti ka paralajmëruar se sot do të ndodhë diçka e papritur me Sarën që lidhet pikërisht me videon e publikuar prej saj. E pasi lajmet morën dhenë ka ardhur edhe reagimi i Gelianit. Nëpërmjet një statusi në Instastory ai ka kërkuar mos të flitet më rreth tij dhe Sarës, emrin e të cilës nuk e ka përmendur. Më tej, ai shkruan se Sara nuk ekziston më për të.






Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan Geliani.

Kujtojmë se Sara dhe Gelianin janë deklaruar tashmë vetëm për njëri-tjetrin në Për’puthen. Ndërkohë, duket se Sara ka rregulluar marrëdhëniet me Atdheun pas rikthimit të tij. Ata kanë zhvilluar edhe një takim ku shprehën nostalgji për puthjen që kanë pasur në takimin e parë me njëri-tjetrin. Konkurrentët pranuan se puthja e tyre ishte e bukur dhe nuk do e harrojnë. Vlen të theksohet se Atdheu u rikthye në emision për Antonelën por po vijon takimet edhe me vajzat e tjera.

/News31