Futi “Squid Game” në shtet ilegalisht përmes USB-së, i riu në Korenë e Veriut dënohet me pushkatim



Një i ri nga Korea e Veriut është dënuar me pushkatim pasi ka futur në mënyrë ilegale një kopje të “Squid Game” në vend. Personi në fjalë, një student, thuhet se është kthyer nga Kina me një USB të serialit hit koreano-jugore. Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe shokët e tij studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit, shkruan DailyMail.





Ai tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga mënyrat me të cilën vriten edhe personazhet në serial. I riu u arrestua gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën.






Radio Free Asia raportoi se gjashtë të tjerët që shikuan serialin janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë. Koreja e Veriut ka një ligj të rreptë për ndalimin e materialeve nga vendet e perëndimit dhe Koreja e Jugut dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të kërkuar nëse ka kopje të tjera të serialit.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim për mos-vërejtjen e qarkullimit të USB-ve me përmbajtje ilegale në vend.

/News31