Futbollisti i njohur shpreh publikisht pëlqimin për Kidën: "Do ta çoja në shtëpi!"
Kida ka arritur që brenda pak viteve të kthehet në një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, me këngë që kthehen menjëherë në hite. Teksa artistja ka vjedhur zemrat e fansave edhe falë ëmbëlsisë dhe çiltërsisë që e karakterizon. E duket se në sy i ka rënë edhe një emri të njohur. Po flasim për Valon Berishën, futbollistin e njohur të përfaqësueses së Kosovës, i cili momentalisht po vazhdon karrierën në Francë te "Reims". Valoni ka shprehur së fundmi publikisht pëlqimin për artisten.
I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do ta "çonte" edhe në shtëpi. E pa hezitim ai përmendi emrin e Kidës duke shprehur hapur pëlqimin për të. Futbollisti mes tjerash tregoi se është “single” dhe do të donte që gruan ta kishte shqiptare.
https://youtu.be/_T0L9Z40oCo
/News31