Fushatë moderne e LSI në Durrës. Kandidatët Enon Karapici, Elona Guri, dhe Kontina Kuçi të veshur trendy me hoodie



Ndërkohë që ethet e zgjedhjeve të 25 Prillit sa vjen e bëhen më të forta, fushata e LSI vazhdon më fuqishëm se kurrë. Kryetarja Monika Kryemadhi po punon me intesitet të lartë sëbashku me skuadrën e saj.Sot megjithatë, LSI ka vendosur të bëjë një ndryshim në fushatë, dhe nuk bëhet fjalë për politikë, por për modë!





Kandidatët për deputetë të LSI, Enon Karapici, Elona Guri dhe Kontina Kuçi janë veshur me “hoodie” të kuq me logon e LSI.

Ata janë siguruar që edhe anëtarët e tjerë të skuadrës të ishin të veshur me bluzat sportive duke e modernizuar kështu fushatën e duke e çuar në një nivel tjetër.

Enon Karapici, Elona Guri dhe Kontina Kuçi zhvilluan një takim elektoral me banorët e zonës në fushatën “ndryshe”.

“Hoodie-t” janë kthyer në trendin e ri më të preferuar nga VIP-t shqiptarë dhe të huaj, siç edhe kemi parë në rrjete sociale e në dalje të tyre publike.