GOSS-BIZ 12 Shtator 2021, 14:42
Frymëzuar nga Kanye! Kim Kardashian "thyen rrjetin" me daljen e fundit në publik
NEWS-31
Kim Kardashian ka marrë vëmendjen e gjithë publikut me daljen e saj të fundit. Ylli i “Keeping up With the Kardashians” u shfaq e mbuluar plotësisht me kostum të zi lëkure nga koka deri te këmbët, teksa u fut në hotelin "Ritz-Carlton" në Central Park South. Veshja e saj përfshinte një pallto lëkurë të zezë, dorashka, pantallona dhe çizme stileto. Fytyra e saj ishte e mbuluar plotësisht nga një maskë që, kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e flokëve. Kim etiketoi stilisten e Balenciaga-s Demna Gvasalia, në fotografitë e fundit në Instagram. Në mbishkrimin e fotos ajo vendosi vetëm emojin e një thike.
Kardashian do marrë pjesë në “Met Gala 2021”, e cila do të mbahet mbrëmjen e nesërme më 13 shtator. Megjithatë vëmendjen e mori dhe u bë kryetitull i mediave sot. Teksa postimi i saj në Instagram deri tani numëron 4 milionë pëlqime dhe 72 mijë komente.
Kujtojmë se muajin e kaluar, Kim gjithashtu u shfaq me një veshje të ngjashme për eventin e albumit Donda të ish-partnerit Kanye West, në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta. Ishte Kanye ai që bëri bujë në ngjarjen e parë muzikore të "Donda" i veshur me të kuqe dhe një maskë të zezë. /News31View this post on Instagram