Frrok Çupi përplaset me Grida Dumën me tone seksiste: “Je shumë simpatike për të folur për Evropën!”

 

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në studion e “Open” me Eni Vasilin në Top Channel.

Frrok Çupi dhe ish-deputetja, Grida Duma janë përplasur me njëri-tjetrin për çështjen e integrimit evropian të Shqipërisë, por debate ka agravuar deri në tone seksiste.

My Dental

Debati mbërriti deri aty sa të kalonte në fyerje personale dhe të ndërhynin dhe panelistë të tjerë për të qetësuar “ujërat”.

Pjesë nga debati në studio:

Duma: “Gjatë debatit nuk e dëgjova mirë fjalën që më tha. Tani po më shkruajnë. Ndihem e fyer nga kjo fytyra që kam përballë”

Çupi: “O Grida me mua e ke? Po ti je një fjalë e vogël moj!”

Duma: “Unë do të të kthehem ndryshe!”

Çupi: “Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.”

Duma: “Ka dhjetëra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan.”

Çupi: “Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë!”

Duma: “Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?”

Çupi: “Çoje në shtëpi llumin!”

Duma: “Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend”

Çupi: “Ça thua më?”

Duma: “Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjetër…”

Çupi: “Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën.”

Gjekmarkaj: “Vjen nga një zonë e kanunit, që e ka kult gruan. Të të vijë turp. Grida po të ketë një vëlla jashtë të kap dhe të lidh. Po ma kërkoi edhe unë e bëj.”