(Foto/Video)Tragjedi në Kroaci, autobusi me targa të Kosovës del nga rruga, raportohet për 10 të vdekur



Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci kur një autobus me targa të Kosovës ka dalë jashtë jashtë autostradës afër Slavonski Brodku. Sipas mediave kroate, të paktën dhjetë persona kanë vdekur. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë. Informacioni i parë i policisë ishte rreth tre të vdekur, por më pas numri i të vdekurve u rrit në tetë, dhe pastaj policia raportoi për dhjetë të vdekur. “Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetën”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina. Ndërkohë, gjatë hetimit policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm. “10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.











Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar. /News31