(FOTO) Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të parë



Ditën e sotme aktorja e dashur e humorit, Eliona Pitarka,është bërë nënë për herë të parë. Eliona ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe s’po e mban vendi nga gëzimi. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja pasi ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës. “Më në fund është këtu!”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël. Ndërkohë, ende nuk dihet ç’emër ka vendosur çifti për bebushen të cilën gjatë gjithë kësaj kohe e ka thirrur me përkëdheli “Pupushe”.










Gjatë kësaj periudhe për herë të parë, ajo ka postuar edhe bashkëshortin e saj, por duke mos e treguar identitetin e tij. “Fluturat që ai më jepte u kthyen në këmbë të vogla”- shkroi aktorja, poshtë fotografisë asokohe. Më herët, Eliona është shprehur se nuk dëshiron të bëjë publike emrin apo ndonjë foto të partnerit të saj, për të ruajtur privatësinë e çiftit. Në një seri “pyetje-përgjigjesh”, ajo ka treguar për fansat e saj, që është e martuar prej 3 vitesh dhe se është shumë e lumtur. Tashmë ata janë tre dhe me siguri janë sot njerëzit më të lumtur në botë. Urime çiftit!

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

/News31