(FOTO) Ç’po ndodh? Tea vishet me fustan nusërie!



Ndonëse prej kohësh nuk është më pjesë e Për’puthen, Tea Trifoni vijon të mbetet ndër personazhet më të komentuara të këtij programi. Pasditen e sotme ajo ka arritur sërish të vendoset në qendër të vëmendjes pas disa fotove që ka publikuar vetë. Tea ka shpërndarë në Instastory disa foto me fustan nusërie pa dhënë asnjë koment e duke ngacmuar ndjekësit e saj.





Nuk dimë të themi se çfarë fshihet pas tyre por gjasat janë të mëdha që të bëhet fjalë për ndonjë spot a reklamë. Tea sapo është  ndarë nga Bearti dhe nuk ka bërë publike asnjë lidhje të re. Madje pak javë më parë kur u përfol për një romancë, Tea tregoi se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë, teksa shtoi më tej se nuk do të flasë më kurrë për lidhjet e saj këtej e tutje.

/News31