(FOTO) Aksident i frikshëm në Tiranë! I riu i këput këmbën me makinë kalimtares shtatzënë



Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se në rrugën “Xhanfize Keko” një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë e më pas ka aksidentuar një këmbësore 30-vjeçare, e cila ishte shtatëzënë. Mësohet se në momentin e aksidentit e reja ishte duke pritur autobusin, pranë stacionit. Ajo tashmë ndodhet në spital, ku sipas Policisë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.






Mjetin e drejtonte një i ri 19-vjeçar, i cili tashmë është shoqëruar në Komisariat, ku po i nënshtrohet testeve të ndryshme. Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë. 19-vjeçari është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

/News31