SPORT 21 Nëntor 2021, 10:54
Florian Marku "ngre peshë" zemrat e shqiptarëve sërish! Mposht francezin Jorick Luisetto
NEWS-31
Florian Marku edhe njëherë nuk ka zhgënjyer duke triumfuar ndaj Jorick Luisettos me vendim jurie duke mbrojtur titullin kampion në kategorinë IBF. Mbreti shqiptar i ringut dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjëherë në diskutim triumfin.
Pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur. Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për tu rikthyer sërish vitin e ardhshëm.
FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent. Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper tv jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen.
/News31View this post on Instagram