Flet skulptori që punoi bustin e Adem Jasharit: “E bëra për hobi. Me profesion jam berber!”

Busti i përuruar pak ditë më parë në Prizren e heroit legjendar të luftës së UÇK-së, shkaktoi debate në rrjet dhe jo vetëm për shkak të realizimit që të linte për të dëshiruar.

Autoritetet kosovare vendosën që ta largojnë bustin e kritikuar dhe të punojnë për ribërjen e tij.

My Dental

Mirëpo, ditën e sotme ka reaguar edhe skulptori, që realizoi veprën, duke treguar arsyet që e çuan drejt një pune të tillë.

Në një intervistë për emisionin “Frontal” në T7, Alban Buxhovi ka treguar se me profesion nuk është skulptor, por berber dhe statujën e bëri për hobi.

I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam berber”, – ka treguar Buxhovi.