(FOTO) Fjolla Morina i thotë “Po” propozimit për martesë nga biznesmeni i njohur

One
Telekom

Fjolla Morina u përball me problemet me ligjin javët e fundit. Kjo, pasi këngëtares iu gjetën në çantë dy armë zjarri, teksa udhëtonte me automjetin e saj nga Kosova drejt Shqipërisë.

Fjolla shoqërohej edhe nga biznesmeni Fisnik Syla, ndërsa nga dëshmitë e të tre palëve u kuptua që këngëtarja ishte në një lidhje dashurie me këtë të fundit. Ajo deklaroi se me biznesmenin ishin gati për martesë, çka nuk u kundërshtua as nga Syla. Duket se historia është bërë realitet së fundmi, pasi në postimet e Fjollës shihet se partneri i ka propozuar për martesë. Një kompozim i madh me trëndafila në formë zemre dhe një unazë me gur të çmuar kanë qenë dy detajet që kanë emocionuar së tepërmi këngëtaren.

Facile
Facile
My Dental

“I thashë PO dashurisë”, ka shkruar ajo, teksa ka treguar dorën me unazën e propozimit. Pra, shumë shpejtë do të dëgjojmë për dasmën e Fjollës dhe Fisnikut, të cilët e kanë hedhur pas krahëve historinë e pak javëve më parë. /News31